Nesta rrezikon shkarkimin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Nesta
4 orë më parë
Linku u kopjua

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A.

Ish-mbrojtësi i Italisë, Nesta, është në rrezik pasi skuadra ka mbledhur vetëm 10 pikë në 17 ndeshjet e para dhe është shtyrë në fund të renditjes tabelare.

Drejtorët e Monzas la të kuptohet pas ndeshjes së mbrëmshme se puna e Nesta ishte e sigurt, por përditësimet e fundit nga “Sport Mediaset” dhe “Sky Sport Italia” sugjerojnë të kundërtën.

Sipas transmetuesve italianë, Monza tani po mendon seriozisht të shkarkojë Nesta-n me shpresën për të ndryshuar gjërat në pjesën e dytë të sezonit.

Brianzoli do të takohet me rivalët e drejtpërdrejtë Parma dhe Cagliari në dy raundet në vijim dhe drejtorët e klubeve mund të vendosin të shkundin ekipin duke punësuar një trajner të ri.

Nesta nënshkroi një kontratë njëvjeçare me Monza verën e kaluar, me një opsion për t'u aktivizuar në rast mbijetese. Ky është sezoni i parë i Nestës në Serie A si trajner.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024