Nesër në mëngjes nis shqiptimi i gjobave për qytetarët me targa ilegale
Lexohet për: 2 min.
296212964_1487174341696718_7017209395006992007_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress se nesër më 22 nëntor, përkatësisht gjatë ndërrimit të paradites, do të nis shqiptimi i gjobave për vozitësit që posedojnë vetura me targa që autoritetet në Kosovë i konsiderojnë ilegale serbe.

Gjobitja e këtyre qytetarëve është si rrjedhojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave dhe konvertimin e targave ilegale në RKS.

“Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) nëntori, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të filloj  zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi, i cili sipas vlerësimit dhe planit policor pritet të filloj po në këtë datë (22.11.22) gjatë ndërrimit të paradites”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë këto zhvillime dhe në aspektin operacional bënë vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerre masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës.

Ndonëse edhe sot u zhvilluan negociata në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq të ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell për gjetjen e një zgjidhje për targat, por ky i fundit tha se propozimin e tyre për shtyrje të afatit për targat e refuzoi kryeministri Kurti, ndërsa presidenti serb, Vuçiq pranoi që mos të lëshojnë më targa “KM” për serbët lokal në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024