Nesër dëgjohet dëshmia e radhës në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve
Lexohet për: 3 min.
Gjykata Speciale foto
1 vit më parë
Linku u kopjua

Menjëherë pasi dëshmitari i dhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) e përfundoi dëshminë, filloi të dëgjohet dëshmitari i radhës në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve. Edhe në këtë rast po aplikohen masa mbrojtëse duke mos e shfaqur në publik identitetin e tij.

Pyetjet e para të prokurorit James Pace vijuan në seancë private, meqë siç tha ai, kanë të bëjnë me identitetin e dëshmitarit.

Ai prezantoi disa dokumente në ekranin e gjykatores, por të njëjtat nuk janë bërë publike.

Dëshmitarit iu shfaq edhe deklarata që e kishte dhënë për UNMIK-un në vitin 2003 si dhe ajo e për ZPS-në në vitin 2022. Ai konfirmoi nënshkrimet e tij në këto dokumente derisa tha se është i hapur të përgjigjet për ngjarjet e vitit 1998-1999.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/trupi-gjykues-urdheron-palet-te-gjejne-zgjidhje-per-garantuar-publicitet-te-seancave/

Paraprakisht është dëgjuar dëshmitari 3540 i cili ka folur për periudhën e vitit 1998 kur edhe pretendon se ishe ndaluar nga UÇK. Ai ka thënë se në atë kohë ka punuar roje pylli.

Fillimisht ai nuk ka thënë se ka dhënë informata për UÇK-në te autoritetet serbe por më pas, mbrojtja e Thaçit, Gregory Kehoe e ka përballur atë me deklaratën që vet e kishte dhënë për ZPS-në ku thuhej se kishte informuar Serbinë për aktivitetet e UÇK-së.

Dëshmia ka përfunduar brenda ditës dhe është dhënë kryesisht në seancë të hapur për publikun, por me masa mbrojtëse duke mos shfaqur identitetin e tij.

https://kosovapress.com/admin/tha-se-ruan-kontakte-me-te-deshmitari-nuk-e-di-emrin-e-vellait-te-osman-sinanit/

Pas përfundimit të dëshmisë së tij, kryegjykatësi Charles Smith ka urdhëruar ZPS-në që t’i jap trupit gjykues, palëve dhe pjesëmarrësve, listën e 12 dëshmitarëve dhe ta dorëzojë këtë deri të premten, 30 qershor 2023 në orën 16:00.

Ai ka thënë se ZPS duhet gjithashtu të jap një listë të pesë dëshmitarëve që do të jenë në pritje, përveç 12 dëshmitarëve të parashikuar.

https://kosovapress.com/admin/mbrojtja-e-thacit-kerkon-seanca-publike-ne-hage/

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024