Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka ka paralajmëruar tifozët kuq e zi që të mos krijojnë incidente si ato kundër Polonisë sepse kjo mund t’i detyrojë që të mbyllin dyert e stadiumit dhe ndeshjet të zhvillohen pa praninë e tifozëve.
Federata Shqiptare u dënua me 44 mijë euro për hedhjen e fishekzjarreve në fushën e lojës gjatë ndeshjes me Poloninë në “Air Albania” dhe Duka ka kërkuar që situata të tilla të mos përsëriten.
Ai më pas ka zbuluar se tashmë janë prerë biletat për në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.
“Ne në një lloj mënyre e kemi prerë biletën, pasi kemi bërë prenotimet në hotelet në të gjithë qytetet e mundshme ku do të ketë ndeshje. Kemi edhe tre finale, ndaj shpresoj që ta arrijmë edhe në fushë, duke dhënë maksimumin”, ka theksuar Duka.