“Nëse mendoni se jam problemi, tregoni testikuj dhe flisni me Lotiton”, Sarri shpërthen ndaj lojtarëve të tij
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Sipas “Il Corriere dello Sport”, Maurizio Sarri ishte tejet i nevrikosur me lojtarët e Lazios pas humbjes 3:1 kundër Atalantas deri në pikën që ju tha “nëse mendoni se unë jam problemi, tregoni testikuj dhe flisni me Lotiton”.

Lazio momentalisht nuk zë asnjë vend që siguron garat evropiane në tabelën e Serie A, duke u renditur në vendin e nëntë me një ndeshje më pak të zhvilluar, raporton KosovaPress.

Lazio gjendet pesë pikë larg vendit të katërt, Atalantas, nga e cila u mposht të dielën me shifrat 3:1.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, Sarri nuk është i kënaqur me sjelljen e disa lojtarëve, dhe trajneri italian nuk e fshehu zemërimin e tij të hënën, një ditë pas humbjes në Bergamo.

Spekulohet se Sarri ishte tejet i nevrikosur sa që iu tha lojtarëve të tij:

“Nëse mendoni se unë jam problemi, tregoni testikuj dhe flisni me Lotiton”.

Sarri ka kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2025 dhe pavarësisht presionit që po rritet vazhdimisht mbi trajnerin italian, Lotito ka konfirmuar se ai nuk do ta shkarkojë atë në mes të sezonit.

Lazio ka fituar 10 ndeshje të Serie A nga 22 sosh të zhvilluara këtë sezon, duke regjistruar katër barazime dhe tetë humbje të tjera.

Pavarësisht baticave dhe zbaticave në Serie A, Lazio ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe në raundin e 1/16-ës së Ligës së Kampionëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024