Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e pesë shkollave të reja në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e pesë shkollave të reja në kryeqytet, ka njoftuar drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati.

Ajo ka bërë të ditur se shkollat e reja do të ndërtohen në lagjet, Arbëria, Mati 1, Kalabria, Qendër dhe Veternik.

Modelin e partneritetit publiko-privat të filluar më herët për ndërtimin e shkollave, po e zgjerojmë edhe për 5 shkolla të reja. Nënshkruam marrëveshjen e re me IFC, dhe shkollat e reja do të jenë model sa i përket cilësisë dhe standardeve të ndërtimit”, ka shkruar Musmurati në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024