Nënshkruhet marrëveshja për financimin e magjistrales “Prishtinë – Mitrovicë”, kjo është vlera financiare
Lexohet për: 2 min.
marreveshja financiare
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Në ceremoninë e nënshkrimit për financimin e rrugës “Prishtinë – Mitrovicë” ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati theksoi se me nënshkrimin e marrëveshjes në vlerë 53 milionë rijalë saudit përmbyllet edhe pjesa e mbetur e financimit të projektit për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugës “Prishtinë – Mitrovicë”.

Në komunikatë thuhet se ministri Murati theksoi përkushtimin e Qeverisë për të thelluar marrëdhëniet me Mbretërinë e Arabisë Saudite drejt investimeve në sektorin e infrastrukturës dhe sektorë të tjerë me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

Nga ana e tij, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Liburn Aliu tregoi se ky projekt synon modernizimin e rrugës dhe vjen në linjë me punët dhe prioritetet e Qeverisë të cilat çdo herë synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ministri Aliu gjithashtu theksoi se ky projekt është i pari projekt infrastrukturor në Kosovë që mbështetet nga Fondi Saudit për Zhvillim dhe se synohet që pas këtij projekti, partneriteti të thellohet edhe më tej.

Drejtori Ekzekutiv i Fondit Saudit për Zhvillim,  Sultan A. Almarshad përmendi bashkëpunimin e vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës duke theksuar se projekti për financimin e magjistrales “Prishtinë – Mitrovicë” parasheh zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës nacionale duke e zvogëluar kështu edhe trafikun.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024