Nënshkruhet kontrata për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, Aliu: Projekti më i stërzgjatur i ministrisë
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se sot është nënshkruar kontrata për nisjen e punimeve në  zgjerimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë.  Ai tha se për këtë projekt janë ndarë 25  milionë euro huamarrje nga Fondi Opec për Zhvillim dhe ai Saudit për Zhvillim.

Në një konferencë për media, Aliu tha se projekti Prishtinë-Mitrovicë është njëri ndër projektet më të stërzgjatura të ministrisë.

Nënshkruam sot kontratën për zgjerimin dhe përfundimin e rrugës  që e lidh Prishtinë me Mitrovicën, projekt ky i cili ka qenë temë diskutimi për një kohë të gjatë me probleme të shumta. Një ndër projektet më të stërzgjatura por që jemi duke shkuar drejt përfundimit të tij, meqë sot arritëm të nënshkruajmë kontratën... Bëhet fjalë për një projekt 25 milionë euro...", tha Aliu.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ndërkaq, zëvendësministri Hysen Durmishi tha se afati kohor për përfundimin e projektit është një vit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024