Nënshkruhet kontrata mbi gjysmë milioni euro për ndërtimin e shkollës në Dumosh
Lexohet për: 1 min.
Dumosh
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Podujevës ka nënshkruar të martën kontratën për ndërtimin e objektit të Shkollës Fillore “Musli Dumoshi” në fshatin Dumosh, në vlerë prej 560 mijë euro.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim në këtë komunë ka njoftuar se ky projekt do të financohet në tërësi nga buxheti komunal, ku brenda pak ditësh edhe do të fillojnë punimet.

Përveç kësaj shkolle, sivjet është planifikuar edhe ndërtimi i shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini”.

Objekti i ri pritet të ndërtohet tek shkollat tjera të mesme, kurse objekti i vjetër në qendër do të shndërrohet në fillore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024