Në 27 vjetorin e vdekjes së humanistes shqiptare, Nënë Tereza u kërkuar që në Kosovë të krijohen ura mirëkuptimi dhe dialogu që qojnë drejt paqes.
Në meshën e mbajtur për të nderuar veprën dhe jetën e Shën Nënë Terezës, e cila u mbajt në Katedralen që mban po emrin e saj, ishin të pranishëm qytetarë të shumtë.
Gjonlleshaj theksoi se mjafton të ndiqet shembulli i Nënën Terezë për t’u qëndruar afër atyre që kanë nevojë.
“Nënë Tereza na thërret që të jemi ndërtues të paqes dhe unitetit ajo na kujton që të mos shikojmë vetëm dallimet tona, por të kërkojmë atë që na bashkon. Paqja nuk është thjesht mungesa e luftës por prania e drejtësisë, dashurisë dhe e respektit për njëri-tjetrin. Në një vend si Kosova me historinë e saj të pasur dhe sfiduese është e rëndësishme të kujtojmë fjalët e Nënë Terezës nëse duam paqe të vërtetë duhet të fillojmë të duam, le të fillojmë këtu dhe tani në këtë vend të shenj në këtë shenjtërore, mu në festën e Shën Terezës në këtë Katedrale duke ndërtuar ura të mirëkuptimit dhe të dialogut. Le të kërkojmë unitet dhe bashkëpunim me të gjithë ata që jetojnë në këtë tokë pavarësisht besimit apo përkatësisë së tyre. Kjo është rruga e paqes që na e mëson Nëna Tereza”, theksoi kryeipeshkri i Tivarit.
Kryeipeshkvi i Tivarit, Rrok Gjonlleshaj në këtë meshë përkujtimi dhe nderimi për Nënën Terezë deklaroi se ajo ishte hallkë e dashurës e mirësisë.
Sot në Kosovë po shënohet edhe Dita e Humanizmit në Kosovë, vendim të cilin e pati marrë Qeveria e Kosovës më 5 shtator 2022 në shenjë respekti dhe përkujtimit nga Republika e Kosovës për humanisten shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza.