Nëna e Rubiales shtrohet me urgjencë në spital
Lexohet për: 1 min.
nena
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nëna e Luis Rubiales është dërguar me urgjencë në spital në ditën e tretë të grevës së urisë në të cilën hyri si reagim kundër, siç ka thënë ajo, keqtrajtimit që po i bëhet djalit të saj në lidhje me skandalin e puthjes së tij me futbollisten spanjolle, Hermoso.

Angeles Bejar, hyri në grevë urie në një kishë në Motril, në jug të Spanjës. Siç ka thënë një prift për mediat spanjolle, ajo ka pësuar një sulm paniku.

 “Angeles u dërgua me urgjencë në spitalin Sant Ana pasi pësoi një sulm paniku. Këmbët i ishin fryrë dhe ankohej se ishte e lodhur. Prej tre ditësh Bejari ka pirë vetëm ujë dhe pije izotonike.”, ka thënë prifti, përcjellë KosovaPress.

Nuk dihet nëse ajo do të vazhdojë grevën. Por prifti nga Motrili ka deklaruar se ajo nuk do të kthehet në kishe, edhe nëse shërohet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024