Në zgjedhjet e 7 qershorit 5 të ndaluar dhe 17 vepra me elemente penale
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Në zgjedhjet e 7 qershorit 5 të ndaluar dhe 17 vepra me elemente penale
Qalaj1234
10/06/2026 - 15:50
Linku u kopjua

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, u takua me koordinatoren kombëtare për zgjedhje, prokuroren Laura Pula dhe diskutuan për ecurinë e ditës së zgjedhjeve dhe incidenteve të ndodhura.

Sipas një njoftimi për media Qalaj theksoi se toleranca zero ndaj çdo përpjekjeje për cenimin e vullnetit të qytetarëve dhe reagimi i menjëhershëm ndaj çdo dyshimi për parregullsi kanë dëshmuar vendosmërinë e Prokurorit të Shtetit për të mbrojtur ligjshmërinë, integritetin e zgjedhjeve dhe të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të votuar lirshëm.

Koordinatorja Pula,  e ka informuar Qalajn se gjatë ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, Prokurori i Shtetit ka pranuar disa informata dhe, pas verifikimit dhe trajtimit të tyre, deri në mbyllje të procesit të votimit, është konstatuar se vetëm shtatëmbëdhjetë prej tyre paraqesin elemente të kryerjes së veprave penale kundër të drejtës së votimit.

“Nga të gjitha këto raste, po atë ditë  janë ndaluar pesë persona, ndërsa dymbëdhjetë persona janë liruar në procedurë të rregullt”, thekson komunikata.

Po ashtu, prokurorja Pula informoi se është duke monitoruar trajtimin e këtyre rasteve nëpër prokuroritë themelore dhe se, deri më tani të gjitha rastet janë duke vazhduar në procedurë të rregullt.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026