Megjithëse jo shumë i popullarizuar në Kosovë si sport, drejtuesit e Federatës së Bilardos në Kosovë kanë synime të mëdha.
Kryetari i kësaj federate, Veton Dyla ka thënë për KosovaPress se përtej kampionatit shtetëror që mbahet çdo vit në bilardo, shumë shpejtë do të krijohen edhe dy liga të tjera.
Dyla shton se interesimi për t’u marrë me këtë sport po rritet nga viti në vit, por pjesëmarrja e garuesve kosovarë në kampionate jashtë vendit po del të jetë e vështirë për shkak të mungesës së mbështetjes financiare.
Në vitin 2025, Dyla zbulon se kjo federatë synon që ta fitojë të drejtën për ta organizuar Kampionatin Evropian të Bilardos në Kosovë.
Ndryshe, në kampionatit ballkanik të bilardos, Kosova zuri një vend të tretë me Faton Bajgorën, një të pestë me Bedri Sijarinën dhe vendin e gjashtë me Valon Gashin.