Sipas raportit të fundit të Pentagonit, një rritje e papritur e numrit të zbulimeve të UFO-ve në vitet 1960 ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga testet e avionëve të avancuar të spiunazhit amerikan dhe teknologjisë hapësinore. Zyrtarët kanë njoftuar se nuk ka "asnjë provë" se qeveria amerikane ka ndërvepruar me alienët.
Shumica e pamjeve të UFO-ve ishin objekte të zakonshme nga Toka, sipas një raporti të dorëzuar në Kongres. Një zëdhënës i Pentagonit tha se zyrtarët morën një "qasje mendje hapur" ndaj raportit, por "thjesht nuk gjetën prova të vizitorëve jashtëtokësorë".Gjithashtu u theksua se raporti nuk do t'i shkëpusë ata që besojnë se jashtëtokësorët kanë zbritur në Tokë.
"Shfaqja e programeve televizive, librave, filmave dhe sasia e madhe e përmbajtjes në internet dhe media sociale e përqendruar në tema të lidhura me dukuri ajrore të pashpjegueshme (UAP) ka ndikuar me shumë mundësi në diskursin publik mbi këtë temë dhe ka përforcuar besime të tilla në disa segmente të popullsisë," thuhet në raport.