Në Shqipëri mbi 1,1 milionë turistë të huaj në maj, rritje rreth 16%
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Në Shqipëri mbi 1,1 milionë turistë të huaj në maj, rritje rreth 16%
deti
25/06/2026 - 18:17
Linku u kopjua

Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajit maj 2026, duke reflektuar nisjen e sezonit turistik dhe shtimin e flukseve të vizitorëve në vend.

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), gjatë majit në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë hyrë 1.143.595 shtetas të huaj, me një rritje prej 15,9% ose afro 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në total, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj kanë arritur në 1.880.161, duke shënuar rritje prej 12,2%, ndërsa daljet janë regjistruar në 1.802.626, me rritje prej 8,9%.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë janë 736.566, ndërsa daljet 735.795, me rritje respektive prej 6,9% dhe 3,6%.

INSTAT bën të ditur se Evropa Jugore përbën 70% të hyrjeve të të huajve në Shqipëri, ndërsa Evropa Perëndimore 12%.

Sipas të dhënave, në 98% të rasteve qëllimi i hyrjes së të huajve është për arsye personale, ndërsa hyrjet për biznes dhe qëllime profesionale kanë shënuar rënie prej 5,6% në maj 2026 krahasuar me një vit më parë.

“Për periudhën janar–maj 2026, hyrjet e të huajve në vend kanë shënuar rritje prej 8,2%”, bën të ditur INSTAT.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026