Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu ka njoftuar se sot në shkollat e Shtimes ka filluar vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës.
“Sot, paralelja 6/1 e shkollës fillore "Emin Duraku" na pati për mysafirë mua, zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, drejtoreshën e arsimit në Komunën tonë si dhe një ekip profesiontësh shëndetësorë, duart e arta të të cilëve nuk u ndien gjersa i vaksinuan për herë të parë me vaksinën HPV - kundër kancerit të qafës së mitrës”, ka shkruar Aliu në Facebook.
“Kjo vaksinë parandalon në më shumë se 90% të rasteve kancerin e qafës së mitrës. Është masë preventive efikase për jetën dhe shëndetin e vajzave e grave. Andaj, u bëj thirrje të gjithë prindërve që të inkurajojnë fëmijët e tyre që të vaksinohen”, ka shkruar ai.