Në Pallatin e Rinisë zhvillohet përballja e dytë çerekfinale në basketboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Në Pallatin e Rinisë zhvillohet përballja e dytë çerekfinale në basketboll
sigal prishtina-bora
16/04/2026 - 13:30
Linku u kopjua

Mesjava sjell emocione të reja në basketboll, teksa në program janë ndeshjet e dyta të fazës çerekfinale, të cilat pritet të jenë vendimtare për fatin e skuadrave në garë.

Në kuadër të Superligës në basketboll, Sigal Prishtina do të luajë sonte më 16 prill, kundër Borës, në një çerekfinale të play-off-it me fillim nga ora 19:30.

Derbi mes Sigal Prishtinës dhe Borës, do të zhvillohet në palestrën e Pallatit të Rinisë, ku kjo e fundit triumfoi me rezultat 105:67, derisa fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me skuadrën e Bashkimit në gjysmëfinale.

Në këtë fazë të “play-off”-it, çdo ndeshje merr rëndësi të veçantë, pasi gabimet kushtojnë shumë dhe fitorja është vendimtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026