Në një ditë, 20 njerëz u vranë nga rrufeja në të njëjtin vend
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rrufetë vranë 20 njerëz në tetë rrethe të shtetit lindor indian të Biharit në vetëm 24 orë, raporton BBC të mërkurën.

Më shumë shtrëngata me vetëtima parashikohen për ditën e sotme dhe nesër në pjesët veriore të vendit.

Zyrtarët e këtij shteti u bënë thirrje banorëve që të ndjekin me kujdes këshillat e autoriteteve të menaxhimit të fatkeqësive dhe njoftuan se familjeve të të vdekurve do t'u paguhet dëmshpërblim në shumën e pesë mijë dollarëve amerikanë.

Në Indi, qindra njerëz vdesin çdo vit nga goditjet e rrufesë gjatë sezonit musonik.

Numri i madh i viktimave është për faktin se një numër i madh njerëzish në Indi punojnë jashtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024