Në Mitrovicë vazhdon numërimi i votave për deputetë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
numerimi Mitrovice
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Në Mitrovicë po vazhdon të enjten procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Në qendrën për numërimin e votave, që është palestra e sporteve “Minatori”, ka përfunduar verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime dhe tani po vazhdohet me numërim të kandidatëve për deputetë.

Bajram Hajdari, kryetar i KKZ-së në Mitrovicë, ka bërë të ditur për KosovaPress se mbarëvajtja e procesit ka shkuar mirë deri tani, pa ndonjë problem qoftë edhe teknik, dhe se pret që edhe në vazhdim të vijojë njëjtë.

Sipas tij, procesi i numërimit mund të përfundojë brenda 4-5 ditësh, nëse ndërkohë nuk shfaqet ndonjë telashe që mund ta vonojë këtë proces.

"Procesi i numërimit në Qendrën komunale në Mitrovicë ka filluar dhe në ora 16:00 ku ka përfunduar numërimi i tetë kutive dhe sot kemi filluar me ndërrimin e parë ku do të numërohen edhe tetë kuti të tjera, për të vazhduar me ndërrimin e dytë prej orës 16:00. Mbarëvajtja ka shkuar mirë dhe presim të vazhdojë kështu. Nuk kemi ndonjë telashe ose problem teknik. Mendoj se përfundimi do të jetë brenda 4-5 ditësh, mirëpo prapë nuk mund të flas sepse mund të na dalë ndonjë telashe në ditët e ardhme", ka thënë Hajdari.

Të marten ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në qendra komunale të numërimit në Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh.

Ndërkaq, të mërkuren ka nisur edhe në qendrat komunale të numërimit në Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut dhe Veriut, Skenderaj, Shtërpc, Viti, Vranidoll, Kllokot dhe Han të Elezit./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025