Përkundër premtimeve e investimeve miliona euro tash e disa vjet për eliminimin e qenve endacakë, ata vazhdojnë të paraqesin problem për qytetarët. Në hapësirat publike, në të cilat qarkullojnë mijëra persona brenda ditës, qentë endacakë vazhdojnë të ndjellin frikë tek qytetarët. Këta të fundit ankohen për sulmet nga qentë, derisa planet për largimin e tyre, duket se nuk po kanë edhe aq sukses. E Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve thekson rëndësinë e rritjes së numrit të inspektorëve veterinarë dhe kritikon autoritetet lokale për menaxhimin e dobët të situatës me këtë lloj të kafshës.
Vetëm nga janari deri në fillim të muajit tetor, rreth 130 qytetarë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga kafshimi i qenve endacakë.Enver Neziri thotë se shpeshherë has në grumbullin e qenve endacakë.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci zotohet se deri në mars të viti 2025 do të largohen deri në 1 mijë e 500 qen pa strehim nga kryeqyteti.
Ndërsa, në kohën kur ekipi i KosovaPress-it vizitoi qendrën në Hajvali javën e kaluar, aty ndodheshin vetëm katër qen.
Ai tregon se deri më tani janë adaptuar rreth 300 qen.
Përveç këtyre, Ramadani thekson se duhet bërë më shumë inspektime në këtë drejtim dhe se sipas saj duhet shqiptuar dënime për ata që i braktisin qentë.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin e fundit me kryetarët e komunave të Kosovës deklaroi se si qeveri janë të gatshëm të bashkëfinancojnë për ndërtimin e qendrave të strehimit për qentë endacakë. Ai kërkoi nga komunat që të bëjnë analizimin e hapësirave dhe të caktojnë vendin se ku duhet ndërtuar ato. /Z.Zeneli/