Në Berlin u mbajt koncerti i muzikës klasike të Chopin Piano FEST
Lexohet për: 1 min.
377108983_659831576103604_2078397452084637781_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pianistja Ardita Statovci bashkë me talentët e rinj kanë mbajtur një koncert të muzikës klasike të Chopin Piano Fest në Berlin.

Në koncertin e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, morën pjesë edhe fituesit e çmimeve të Chopin Piano FEST: Fortesa Jusufi, Andi Duraku, Lisa Sahatçiu, Melisa Ibrahimi dhe Rron Bakalli.

Koncerti u mbajt të mërkurën në sallën e bukur të Universitetit të Arteve “Joseph-Joachim-Konzertsaal”.

Bëhet e ditur se në koncert ishin të pranishëm shumë personalitete te jetës publike ne Berlin, diplomatë, përfaqësues të institucioneve, artdashës dhe studentë e pjesëtarë të diasporës në Berlin.

Loja e artistëve dhe i gjithë programi u vlerësua shumë lart nga të pranishmit. Të mahnitur mbetën edhe dy personalitete të veçanta Herbert Groeger, sponsor i çmimit special ChopinPianoFEST Prishtina dhe Johannes Neukirchen nga bordi i Young Euro Classic, një organizatë  e rëndësishme për muzikantët e rinj.

Ndryshe, ky koncert ka qenë një kontribut avokimi për ta anëtarësuar Kosovën në këtë organizatë. Koncerti është mbështetur nga MPJ dhe MKRS.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024