Nxënësit e shkollës së mesme të lartë “Ahmet Gashi”, në Prishtinë, nga sot do të mund të vijojnë mësimin në kushte më të mira, fal një renovimi të mundësuar nga një donacion i Ambasadës Amerikane në Kosovës, në vlerë prej 600 mijë dollarëve.
E gjatë përurimit të këtij renovimi, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se në fokus kanë infrastrukturën shkollore me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit në shkolla.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier u shpreh se ndër prioritetet e kësaj ambasade është edhe mbështetja për zhvillimin e të rinjve kosovar.
Teksa tha se ky donacion në vlerë prej 600 mijë dollarëve, ambasadori amerikan u shpreh se ky renovim do të mundësojë ambient më të sigurt dhe të pastër për nxënësit.
Ndërsa, drejtori i shkollës së mesme të lartë “Ahmet Gashi”, Haxhi Meta deklaroi se qëllimi i këtij renovimi të ambienteve të kësaj shkolle ishte përmirësimi i kushteve shkollore.