Një nga problemet më të mëdha në jetën tonë të përditshme është se shumë prej nesh nxitojnë gjatë ditës, pa kohë për asgjë, dhe kur më në fund kemi kohë për të ngrënë diçka, shpesh e bëjmë atë shpejt.
Siç shkruan “Zen Habits”, ky zakon i keq çon në një jetë stresuese dhe jo të shëndetshme, ndaj ekspertët rekomandojnë që çdo vakt të hahet më ngadalë se zakonisht, të marrim kafshata më të vogla, ta përtypim çdo kafshatë më ngadalë dhe kështu ta shijojmë vaktin më gjatë.
Ju do të humbni peshë
Një numër në rritje studimesh konfirmojnë se duke ngrënë më ngadalë, do të konsumojmë më pak kalori, sa për të humbur disa kilogramë, pa bërë asgjë ndryshe nga më parë.
Nëse hamë ngadalë, kemi kohë të kuptojmë se jemi ngopur dhe të ndalemi në kohë. Ekspertët rekomandojnë të hani sa më shëndetshëm dhe se nëse doni të humbni peshë, të ngrënit ngadalë duhet të bëhet pjesë e rutinës suaj të përditshme.
Ju do të shijoni ushqimin
Nuk keni kohë për të shijuar ndonjë ushqim që hani shumë shpejt, dhe nëse e bëni ngadalë, mund të merrni të njëjtën shije të mrekullueshme, por do të hani më pak.
Do të keni tretje më të mirë
Kjo mund të ndihmojë në reduktimin e problemeve të tretjes si fryrje, kapsllëk, ngërçe dhe shqetësime të tjera.
Do të jeni më të qetë
Ata shtojnë se është e rëndësishme të jemi në këtë moment, në vend që të “ngutemi” në një vakt duke menduar se çfarë duhet të bëjmë më pas.
Kur hamë, duhet të hamë dhe ky zakon do të çojë në një jetë më pak stresuese dhe lumturi afatgjatë.