Ndryshimet klimatike, Guterres: Uleni temperaturën tani
Lexohet për: 1 min.
antonio-guterres_EPA
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha sot se pjesa më e cenueshme e popullsisë së botës po "paguan një çmim të tmerrshëm për dekada" për shkak të mospërputhjes së ndotësve të mëdhenj të mjedisit.

“Vendet e G20 janë përgjegjëse për 80 për qind të emetimeve. Ata po vuajnë gjithashtu efektet e thatësisë rekorde, zjarreve dhe përmbytjeve, por veprimi klimatik duket se po zvogëlohet”, u tha Guterres gazetarëve në Nju Jork.

Deklarata e Guterres pasoi kthimin e tij nga Pakistani, ku pa pasojat shkatërruese të përmbytjeve.

Ai tha se mesazhi i tij për liderët botërorë ishte "të ulin temperaturën tani".

Sesioni i shtatëdhjetë e shtatë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në kuadër të sesionit të rregullt të vjeshtës, u hap të martën në Nju Jork.

Agjenda përfshin të gjitha temat kryesore ndërkombëtare, duke përfshirë ndryshimin e klimës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025