Ndotja e lartë e ajrit në Obiliq, ja çfarë thonë nga KEK-u dhe Komuna për shkaqet
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Qytetarët e komunës së Obiliqit vazhdojnë të ballafaqohen me ndotje të ambientit e ajrit, kjo për shkak nga tymi i madh që po krijohet nga djegia e plastikëve e materialeve të dëmshme për ambientin në hapësirat e brendshme dhe përreth Korporatës Energjetike të Kosovës. Kjo gjendje është krijuar edhe gjatë ditës së djeshme nga Termocentrali “Kosova A”, e cila ka vazhduar pothuajse gjithë ditën. Kështu thonë për KosovaPress qytetarët nga kjo komunë, për çfarë kërkojnë edhe zgjidhje të këtij problemi të kamotshëm. Megjithatë, nga komuna zotohen se do të bëjnë përmirësim të gjendjes.

Të shqetësuar me këtë dukuri janë qytetarët. Qytetarja, Zelushe Kelmendi derisa shprehet e shqetësuar për ndotjen e ambientit që po bëhet në këtë komunë, thotë se tymi i shkaktuar dje ka zgjatur pothuajse gjithë ditën.

Kështu kanë thënë edhe qytetarët tjetër prapa kamerave të KosovaPress-it.

Në anën tjetër, kryetari nga kjo komunë, Xhafer Gashi ka thënë se vazhdimisht janë duke i shprehur shqetësimet e tyre ndaj këtyre dukurive, porse shton se KEK-u duhet të ketë përmirësime në këtë drejtim.

Ndërkaq, drejtoresha për Mbrojtje dhe Mjedis në Komunën e Obiliqit, Fitore Hashani ka thënë për KosovaPress se ndotja e djeshme ka ardhur si pasojë e ndezjes së zjarreve, plastikeve, e materialeve të dëmshme për ambientin.

Lidhur me këtë problem, zëdhënësi KEK-u, Skender Bucolli, ka thënë se ky institucion është konstant dhe duke investuar e punuar në këtë drejtim, porse ka shtuar se janë edhe gurthyesit dhe industria tjetër që po ndikojnë në ndotje të ambientit.

KEK-u vazhdimisht ka qenë ndotësi më i madh në Obliqi dhe rrethinë, për çka ishte konstatuar se është alarmante për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve./E. Krasniqi

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025