Ndjenja e biznesit në Gjermani u rikthye në tetor pas katër uljeve të njëpasnjëshme, sipas Institutit ifo.
Indeksi i klimës së biznesit i Institutit ifo u rrit nga 85.4 pikë në shtator në 86.5 pikë në tetor.
Problemi kryesor me sektorin e prodhimit përmendet si mungesa e porosive, ndërkohë që shfrytëzimi i kapaciteteve të sektorit të prodhimit ra në 76.5%, me rënie 1.2 pikë përqindjeje dhe dukshëm nën mesataren afatgjatë prej 83.4%.
Sa i përket sektorit të shërbimeve, ndjesia e biznesit u rrit nga minus 3.5 në 0.1, pasi kompanitë në logjistikë, turizëm dhe IT treguan më shumë kënaqësi, ndërkohë që pritjet u rritën.
Ndërkohë, ndjesia e biznesit të ndërtimit ra në krahasim me të tjerët, nga minus 25.3 në minus 25.7, “për shkak të pritjeve më pesimiste nga kompanitë – megjithatë, ata e vlerësuan situatën aktuale të biznesit si disi më të mirë”, tha ifo. /AA