Ndizen qirinj në nderim të ish-aktivistit Astrit Dehari
Lexohet për: 2 min.
363699854_716182203711022_4315825375739903313_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me rastin e 7-të vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, sonte është bërë ndezja e qirinjve te Murali për Astrit Deharin.

Në këtë përkujtim morën pjesë krerët e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, familjarë të Astrit Deharit dhe qytetarë.

Avni Dehari, babai i Astrit Deharit, tha se organet e drejtësisë po vazhdojnë të mos e zbardhin shkakun e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Edhe avokati Tomë Gashi ka fajësuar prokurorinë për neglizhencës në zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Astrit Deharit.

Tahiri - Qeverisë Kurti: Janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit, po heshtni - KosovaPress

Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila tha për KosovaPress, se të gjithë kërkojnë përgjigje dhe përmbyllje të këtij procesi tragjik.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci kërkoi që të ketë drejtësi për Astritin dhe familjen e tij.

Ndryshe, sot janë bërë shtatë vjet nga vdekja e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Gjatë ditës LVV ka organizuar disa aktivitete, si homazhe dhe dhurim vullnetar të gjakut. /KosovaPress/

Protestë për zbardhjen e rastit Dehari, familja akuzon Prokurorinë për fshehjen e provave - KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025