Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, ambasadori Boris Ruge ka vizituar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Ruge tha se në takim me Vuçiqin tha se ka dikuruar për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë.
“Diskutim i mirë me Presidentin @avucic për marrëdhëniet mes NATO-s dhe #Serbisë, të cilat shpresojmë t'i shohim të thelluara. Ne diskutuam gjithashtu çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. #NATO pret nga Serbia për të ndihmuar në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme të majit dhe shtatorit 2023”, ka shkruar ai në X.
Gjatë ditës së djeshme, Ruge është takuar edhe me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani e cila i ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.
Good exchange with President @avucic on NATO #Serbia relations which we hope to see deepened. We also discussed regional issues, including lasting security in Kosovo. #NATO looks to Serbia to help ensure full accountability for the violent acts of May & September 2023. pic.twitter.com/Pkf096abxR
— Boris Ruge (@RugeBoris) August 21, 2024