Nenad Bjelica (52) u suspendua me tri ndeshje dhe u gjobit me 25 mijë euro për shkak se goditi anësorin e klubit të Munihut Leroy Sane gjatë ndeshjes ndërmjet Union Berlinit dhe Bayernit në raundin e 13-të të Bundesligës dhe mori një kartonin e kuq, vendosi Federata Gjermane e Futbollit (DFB).
Në minutën e 74-të Bjelica tentoi të vononte dhe nuk ia dha topin Sanes për ta nxjerrë për Bayernin.
“Më shtyu në hapësirën time dhe unë reagova. Por kjo është e papranueshme, nuk kam reaguar ashtu siç duhet të reagoni si trajner. E kuptoj pse mora kartonin e kuq. Unë isha ende i zemëruar për shkak të penalltisë së mundshme për ne para kësaj”, tha Bjelica pas ndeshjes.
German Kicker zbuloi se Bjelica u ka kërkuar falje lojtarëve të tij, por jo Sane sepse beson se ai e ka provokuar.
Trajneri i Berlinit përleshet fizikisht me Sanen • KosovaPress