Pas ballafaqimeve të jashtëzakonshme që u zhvilluan të martën, Liga e Kampionëve siguron spektakël edhe sonte me nëntë sfida të tjera të paparashikueshme.
Pa dyshim së vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Giuseppe Meazza”, aty ku kampioni i Italisë, Interi e pret skuadrën angleze Arsenal, raporton KosovaPress.
Ballafaqim tjetër interesant do të jetë ai ndërmjet Paris Saint Germain dhe Atletico Madridit. Asnjëra prej tyre nuk po kalon formë të mirë në këtë garë, derisa skuadra pariziene ka një fitore, një humbje dhe një barazim, skuadra e Simeones ka një fitore dhe dy humbje, andaj sonte lufta për triumf do në “Parkun e Princave” do të jetë shumë e madhe.
Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo që zhvillohet në stadiumin “Alianz Arena”, aty ku Bayerni e pret Benfikën.
Brugge-Aston Villa
Shakhtar-Young Boys
Feynoord-Salsburg
Sparta Praga-Brest