Ndërtimi i një qendre rezidenciale për persona me aftësi të kufizuara ka ngritur shqetësime për organizatat që mbrojnë të drejtat e kësaj kategorie. Sipas tyre, izolimi i fëmijëve në qendra rezidenciale është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe pengon integrimin e tyre në shoqëri.
Në një nga mbledhjet e fundit të Qeverisë së Kosovës, është marrë vendim që t’i jepet në shfrytëzim një pronë publike në Graçanicë, shoqatës bamirëse “Jetimët e Ballkanit” për ndërtimin e kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, Sindromën Down dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë”. Organizatat joqeveritare konsiderojnë se këto shërbime duhet të jenë institucionale.
Në vazhdimësi, siç shton ajo, kanë kërkuar që institucionet të marrin përsipër shërbimet terapeutike dhe sociale.
Ai thekson se në këtë qendër do të ofrohen shërbime për fëmijë persona të rritur dhe të moshës së shtyrë.
Lidhur me këtë, KosovaPress ka tentuar të merr përgjigje nga Ministria e Drejtësisë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri në publikimin e këtij artikulli.