Ndërtimi i drejtësisë kushtetuese në Kosovë kishte referencë aspiratën e të ardhmes
Lexohet për: 2 min.
394607957_1282781785732321_797567106694439531_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e meriton vendin më mes gjykatave kushtetuese, anëtare të Konferencës  Evropiane dhe Asociacionit Frankofon të gjykatave Kushtetuese dhe se pret që kjo të realizohet gjatë vitit të ardhshëm.

Kështu ka thënë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani në konferencën ndërkombëtare në temën “Kontributi i Gjykatave Kushtetuese në mbrojtjen dhe forcimin e vlerave themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, të organizuar me rastin e 14 vjetorit të themelimit të Kushtetueses.

Caka-Nimani tha se tentativën e pareshtur për anëtarësim në këto dy forume, shpresojnë të realizohet në vitin e ardhshëm, edhe me mbështetjen e gjykatave prezentë në konferencën, pasi qëllimi i deklaruar i tyre drejt avancimit të bashkëpunimit në kontekst të drejtësisë kushtetuese, humb kuptimin nëse në forumet përkatëse mbizotërojnë argumentet e pakicës lidhur me identitetin e shtetëror të Kosovës.

Zuhtu Arsan, kryetar i Gjykatës Kushtetues në Turqi, ka thënë se gjykata në këtë shtet është themeluar në vitet 60-ta dhe kompetencat e saj janë zgjeruar në vitin 2010, ku edhe fuqia është zgjeruar për të shqyrtuar edhe dekretet presidenciale.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, Holta Zaçaj derisa tregoi ndikimin dhe veprimin e gjykatës në Shqipëri, tha se roli i gjykatave kushtetuese është në rritje për shkak se janë interpretuese Kushtetuese.

Punimet e konferencës u organizuan në tri seksione në të cilat prezantuan panelistë të shquar, kryetarë e gjyqtarë të gjykatave Kushtetuese e Supreme nga vendet e ndryshme të botës, si dhe personalitete të ndryshme nga fusha e sundimit të ligjit.

Përndryshe, Gjykata Kushtetuese ka shënuar 14 vjetorin e themelimit me aktivitete të ndryshëm, ku ky institucion është vlerësuar lartë nga përfaqësues vendor e ndërkombëtar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024