Ndërpritet operimi i Impiantit për Trajtim i Ujit të Pijes në Mitrovicë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ndërpritet operimi i Impiantit për Trajtim i Ujit të Pijes në Mitrovicë
ujii-cezme
08/01/2026 - 10:02
Linku u kopjua

Rritja e nivelit të turbullirave në burimet  e ujit kanë shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të operimit të Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijes, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”.

Sipas njoftimit të KRU “Mitrovica” kushtet teknike e kanë bërë të pamundur trajtimin dhe shpërndarjen e ujit sipas standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijes, shkruan KosovaPress.

“Ju njoftojmë se, si pasojë e rritjes së nivelit të lartë të turbiditetit (turbullirës) në burimet e ujit, është bërë ndërprerja e përkohshme e operimit të Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijes.

Këto kushte teknike e bëjnë të pamundur trajtimin dhe shpërndarjen e ujit sipas standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijes. Ekipet tona teknike janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të rifillojnë operimin e impiantit menjëherë pas normalizimit të nivelit të turbiditetit.

KRU 'Mitrovica' Sh.A. do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim apo risi lidhur me gjendjen e furnizimit me ujë”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Qyteti i Mitrovicës tash e disa ditë është duke u përballur me vërshime dhe më pas edhe telashe me ujin e pijes, për shkak të reshjeve të dendura që ranë ditëve të fundit në vend.

Përveç Mitrovicës, qytetet tjera të prekura nga vërshimet janë edhe Gjakova, Drenasi, Malisheva, Juniku, Rahoveci, Klina, Vushtrria, Skenderaj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026