Ndërpritet gjyqi për vrasje pasi majmuni ka vjedhur prova në Indi
Lexohet për: 3 min.
Indi majmuni
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një gjyq për vrasje në Indi u desh të ndalohej kësaj jave në rrethana të çuditshme pasi një majmun vodhi disa pjesë kryesore të provave përpara se çështja të arrinte në gjykatë.

Sipas Times of India, majmuni ishte në gjendje të rrëmbejë një pako provash që përmbante 15 prova - duke përfshirë një thikë, arma e dyshuar e vrasjes.

Gjatë një seance paraprake, policia e Jaipurit iu desh të pranonte në gjykatë se që nga vrasja në vitin 2016, një majmun rrëmbeu provat ndërsa ato po transportoheshin.

Rrëfimi i tyre erdhi me shkrim në gjykatë pasi ata ishin urdhëruar të paraqisnin provat që do të përdoreshin në këtë rast.

Për më tepër, policia tha se polici i cili ishte përgjegjës për mbrojtjen e provave ndërsa ato po zhvendoseshin për mbajtje të sigurt në fshatin Malkhana u pezullua dhe më pas ndërroi jetë.

Rasti në fjalë përfshin vrasjen e Shashikant Sharma, trupi i të cilit u zbulua pranë stacionit të policisë Chandwaji në Jaipur, Rajasthan.

Familja e tij e kishte raportuar të zhdukur tre ditë para se të gjendej trupi i tij. Pasi u gjet, ata protestuan duke bllokuar një rrugë kryesore në qark.

Nën presionin e komunitetit, policia arrestoi dy burra pesë ditë më vonë - Rahul dhe Mohanlal Kandera - të dy nga Chandwaji. Ata u akuzuan për vrasje.

Provat kryesore në këtë rast, duke përfshirë një thikë që besohet se është përdorur nga të dyshuarit për të vrarë Sharma, u mblodhën dhe u vendosën në një pako provash, gati për t'u përdorur në gjykatë kur çështja të shkonte në gjyq.

Megjithatë, sipas NDTV të Indisë, provat po mbaheshin përkohësisht nën një pemë nga polici për shkak të mungesës së hapësirës në objektin e auditimit në Malkhana.

Pikërisht atëherë, tha policia në përgjigjen e saj me shkrim në gjykatë, majmuni rrëmbeu 15 provat dhe iku.

Prokurori publik thuhet se ka reaguar me zemërim ndaj paaftësisë së policisë, duke sugjeruar se arsyetimi i tyre është i pazakontë. Gjykata shprehu gjithashtu zhgënjimin e saj.

Një letër i është dërguar super-mbikëqyrësit të Policisë Rurale të Jaipurit duke i kërkuar të sqarojë ngjarjet dhe se si një majmun ishte në gjendje të vidhte provat.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025