Ndërprerja e fundit e teknologjisë globale e shkaktuar nga firma e sigurisë kibernetike CrowdStrike shkaktoi një humbje prej 5.4 miliardë dollarësh për kompanitë e Fortune 500, sipas një raporti nga firma e sigurimeve Parametrix të publikuar të enjten.
Humbjet e shkaktuara nga ndërprerja, duke përjashtuar Microsoft-in, prekën 25% të kompanive të Fortune 500, tha Parametrix.
Sektorët më të prekur ishin linjat ajrore, shëndetësia dhe bankat, tregoi raporti, duke shtuar se industria e kujdesit shëndetësor pësoi humbjen më të madhe.
Anulohen qindra fluturime për ditën e katërt radhazi në SHBA • KosovaPress
Më 19 korrik, një përditësim i automatizuar i gabuar i softuerit "Falcon" për zbulimin dhe përgjigjen e pikës fundore (EDR) të CrowdStrike-së me AI, shkaktoi një ndërprerje në mbarë botën. /AA