Nderohen heronjtë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
Lexohet për: 2 min.
homazhet-varreza-021123
1 vit më parë
Linku u kopjua

Krerët e shtetit drejtues të partive opozitare, të enjten kanë nderuar heronjtë e kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu me rastin e 34-vjetorit të rënies së tyre heroike.

Në shenjë nderimi dhe respekti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se dy heronjtë përveç që kanë marrë armët në dorë për të mbrojtur atdheun ata kishin edhe formim të lartë intelektual dhe vetëdije historike kombëtare.

Kryeministri Albin Kurti derisa bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur dëshmorë të kombit, të cilët kanë dhënë jetën për Kosovën.

Kurti u shpreh se heronjtë Zhitia dhe Fazliu janë sinonim i shprehjes “deri në fund të jetës”, pasi që të dy heronjtë kanë luftuar së bashku deri në frymën e fundit për atdhe.

Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se heronjtë Zhitia e Fazliu janë  paralajmërues të luftës çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se sa më shumë që kalojnë vitet aq më shumë rritet vlera e kontributit të tyre ndaj Kosovës.

Ndërsa, derisa bëri homazhe edhe Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se rënia heroike e tyre ngjalli qindra-mijëra shqiptarë t’i bashkohen më vonë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./A. Drenica

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024