Ndërmarrja publike Trepça ka eksportuar dje (e mërkurë) mbi 200 tonë koncentrat të plumbit. Sipas kësaj ndërmarrje eksporti i kësaj u bë nga Njësia Biznesore Minierat me Flotacion Trepça në Stan Tërg.
“Me datë 4.9.24 Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka eksportuar koncentratin e plumbit “K/Pb” nga Njësia Biznesore Minierat me Flotacion Trepça në Stan Tërg. Sasia e eksportuar e koncentratit të plumbit është 237.50T”, thuhet në njoftimin e kompanisë Trepça.
Ndërsa, rreth 30 milionë euro janë ndarë për ndërmarrjen publike Trepça nga Qeveria e Kosovës në katër vitet e fundit.
Para pak ditësh nga Pakoja për Reingjallje Ekonomike, qeveria aktuale ka ndarë mbi 4 milionë euro për pagat e minatorëve, të cilët kanë mbetur pa i marrë ato tash e tre muaj.
https://kosovapress.com/minatoret-ende-pa-paga-kete-dite-do-mbajne-proteste-ne-prishtine