Ndalimi i Stojkoviqit, Stradner: Agjencia serbe e Inteligjencës armiku më i madh i demokracisë
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Analistja amerikane, Ivana Stradner ka reaguar pas ndalimit 4-orësh që i është bërë avokatit Çedomir Stojkoviq, për të hyrë në Serbi, për çka ka përsëritur se ky vend po bëhet Bjellorusi.

Ajo ka thënë se Agjencia serbe e inteligjencës, e ndikuar nga Moska, është armiku më i madh i dekokracisë në Serbi.

“Serbia po bëhet Bjellorusi. Pas 4 orësh ndalim, Çedomiri, i cili ka kritikuar regjimin e Vuçiqit, më në fund u lejua të hynte në vend. Agjencia Serbe e Inteligjencës (e cila është praktikisht e ndikuar nga Moska) është armiku më i madh i demokracisë”, ka shkruar ajo në X.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024