Ndaj deklaratave të Vuçiqit, reagon Sanduloviq: Kam paralajmëruar BE-në dhe ShBA-në
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar politikani serb, Nikola Sanduloviq.

Përmes një shkrimi në rrjetin social X, Sanduloviq tha se ndaj deklaratave të rreme për paqen në Kosovë të Vuçiqit, kishte paralajmëruar vite më parë BE-në dhe SHBA-të, por sipas tij ata nuk e dëgjuan.

“Ata nuk më dëgjuan dhe besuan premtimet e tij të rreme për paqen në Kosovë dhe në Ballkan. Ata heshtën për vite të tëra për kriminalitetin e tij të dukshëm, vjedhjen e zgjedhjeve, marrëdhëniet me Putinin, Dodikun, Orbanin dhe diktaturën që po zbaton në Serbi. Tani ata morën rezultatin e naivitetit dhe mungesës së interesit për atë që unë ofroja dhe prezantoja”, ka shkruar Sanduloviq duke bashkangjitur edhe një video me deklarimet e Vuçiqit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024