Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ndarë sot çmimet vjetore për Gazetari.
Në tetë kategori konkurruese sivjet, fitues të çmimeve u shpallën 12 gazetarë nga mediat kosovare.
“Hashani u vlerësua për hulumtimin “Mashtrimet në emër të avokatëve”, i cili tregon se si qytetarët vihen në lajthitje nga persona që nuk janë avokatë, por marrin para nga qytetarët për t’i përfaqësuar në raste gjyqësore”, njoftoi AGK-ja.
“Krasniqi, u vlerësua për serinë e videove dhe shkrimeve mbi skandalin e VISAMETRIC, që nxiti nisjen e hetimeve e më pas edhe ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria, arrestimin e pronarit të kompanisë si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës duke ua kthyer paratë e mbledhura jashtëligjshëm në duart e qytetarëve, si dhe duke hequr pagesën obligative për aplikuesit tjerë prej majit të këtij viti”.
Në kategorinë “TV Storja më e mire”, u shpërblyen gazetarët nga Kallxo.com, Behar Mustafa dhe Valon Fana, të cilët ishin konkurrentë të njëri-tjetrit, dhe në një garë të barabartë juria vlerësoi që ata do ta ndajnë çmimin.
Çmimi u nda nga Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Pamjet e kameramanit kosovar u ritransmetuan në mediet ndërkombëtare si CNN, BBC, dhe të tjera. Çmimi u nda nga Ambasadori i German Embassy Pristina, Jörn Rohde.
“Jemi në një geto të vërtetë” – është hulumtim i Aulonë Kadriut, gazetare nga Kosovo 2.0 që triumfoi në kategorinë Ueb Storja më e mirë e viti. Çmimi u nda nga Lura Limani, Drejtore Ekzekutive në Kosovo Foundation for Open Society (KFOS).
Në kategorinë ”Çmimi për fuqizimin e gruas” u vlerësua me më së shumti pikë artikulli i Dardan Hotit në bashkautorësi me Aulonë Kadriun, me titull “Nëse dalin videot, unë kam mi hup krejtë“. Ky shkrim flet për abuzimet seksuale përmes pamjeve, avancimin e të drejtave të njeriut, rolin e grave në ndërtimin e paqes por edhe synon vetëdijesimi për rëndësinë e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave. Çmimi u nda nga Vlora Tuzi Nushi – Shefe e UN Women Kosovo.
Në kategorinë “Raportimi më i mirë nga sporti”, ka triumfuar reportazhi i gazetares Vjosa Çerkini të Deutsche Welle, me titull “Të boksosh me politikën”. Reportazhi i dedikohet problemeve të sportistëve kosovarë për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare sportive.
Hoti u vlerësua për një seri të storieve që ka realizuar në Prizren, pas një tendence për të ndarë fëmijët në baza etnike shkaku i presionit shoqëror në shkollën “Mati Logoreci”.
Teksa, Ademi, u vlerësua për hulumtimin për zhvillimin dhe format e ndryshme të përdorimit të fëmijëve lëmoshë-kërkues në Kosovë me titull “Në vend të shkollës zgjedhin rrugën – rrëfimet e fëmijëve që punojnë në rrugë”.
Për raportimin më të mirë në shëndetësi, u nderua gazetarja e KOHA-s, Saranda Ramaj, me hulumtimin e realizuar për rrezikun që pacientëve kosovarë u kanoset jo vetëm nga sëmundjet për çka kërkojnë ndihmë në spital, por edhe nga infeksionet e pakontrolluara spitalore.
Çmimi u nda nga gazetarja e ABC News,njëherësh anëtare e jurisë, Esiona Konomi.