Zëvendëssekretari i Përgjithshëm në detyrë i NATO-s Boris Ruge vizitoi sot Malin e Zi, ku zhvilloi takime me presidentin Jakov Milatoviq, kryeministrin Milojko Spajiq, zëvendëskryeministrin Ervin Ibrahimoviq dhe ministrin e Mbrojtjes Dragan Krapoviq.
Ruge me këtë rast përshëndeti kontributin e Malit të Zi në përpjekjet e gjata të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse për Bosnjë dhe Hercegovinën, misionin KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Prishtinë.
Ruge nënvizoi se pranimi i Malit të Zi në NATO në 2017 ka forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Nga kjo përfitojnë jo vetëm populli i Malit të Zi, por edhe rajoni dhe gjithë Aleanca, dhe ka qenë një hap vendimtar në lëvizjen e vendit drejt integrimit të plotë evropian dhe euroatlantik”, tha ai.