NATO: Kosova të shtensionojë menjëherë situatën në veri
Lexohet për: 2 min.
96121665824342
1 vit më parë
Linku u kopjua

Aleanca ushtarake e NATO-s i ka bërë thirrje sot institucioneve të Kosovës që të shtensionojnë menjëherë situatën në veri të vendit.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka bërë thirrje që situata të zgjidhet përmes dialogut.

https://kosovapress.com/admin/pese-police-te-lenduar-nga-incidentet-ne-veri-te-kosoves/

“Ne i bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë që të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe do të ofrojë mjedis të sigurt”, ka shkruar Lungescu në Twitter.

Ndërkombëtarët kanë dënuar veprimet e Qeverisë Kosovës për zhvillimet e djeshme në veri, duke kërkuar që të ulen tensionet.

https://kosovapress.com/admin/bislimi-t%d1%91-sigurohen-kushtet-q%d1%91-kryetaret-e-rinj-te-komunave-ne-veri-t%d1%91-ushtrojn%d1%91-detyrat/

Ndryshe, pesë policë janë lënduar dhe katër automjete janë dëmtuar dje (26 maj) nga incidentet në veri të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke theksuar se një prej veturave është djegur.

Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve në objektet komunale, disa qytetarë janë mbledhur para ndërtesave komunale në veri të vendit. Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet, të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime.

https://kosovapress.com/admin/svecla-pergezoj-policine-per-profesionalizmin-ne-ballafaqimin-me-grupe-kriminale-ne-veri/

Ndërkohë, kryetari i Zveçanit, ai i Leposaviqit dhe kryetari i Zubin Potokut, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, kanë kryer betimin të enjten (25 maj). Asnjëri prej tyre nuk është betuar në objektin e komunës përkatëse, përveç kryetarit të veriut të Mitrovicës. Zgjedhjet në veri janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, me mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kryetarët paraprakë nga kjo parti, kanë dhënë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar. Ata janë larguar nga institucionet në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës që ka obliguar qytetarët t’i kthejnë targat e veturave nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/situata-ne-veri-kurti-opsionet-tjetra-do-te-ishte-mospermbushje-e-obligimeve-kushtetuese/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025