NATO i kërkon Rusisë të rinovojë marrëveshjen e grurit
Lexohet për: 1 min.
Untitled
2 vite më parë
Linku u kopjua

NATO-ja i kërkoi Moskës të dielën të rinovojë urgjentisht një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila i lejonte Ukrainës të vazhdonte eksportin e grurit përmes Detit të Zi në mes të një krize globale ushqimore.

"Presidenti rus (Vladimir) Putin duhet të ndalojë përdorimin e ushqimit si armë dhe duhet t'i japë fund luftës së tij të paligjshme kundër Ukrainës," tha zëdhënësja e NATO-s.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të rinovojë urgjentisht marrëveshjen, duke mundësuar kështu që ushqimi të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë”, shtoi Oana Lungescu.

Të gjithë aleatët e NATO-s e mirëpritën marrëveshjen e arritur me ndihmën e Turqisë.

"Eksportet kanë kontribuar në uljen e çmimeve të ushqimeve në mbarë botën," tha Lungesku.

https://kosovapress.com/guterres-i-shqetesuar-per-marreveshjen-e-grurit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025