NATO emëron përfaqësuesin e saj në Ukrainë
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se Patrick Turner është emëruar për të udhëhequr Përfaqësimin e NATO-s në Ukrainë (NRU).

Gjatë samitit të NATO-s të mbajtur në Uashington javën e kaluar, Stoltenberg foli për krijimin e NRU-së dhe për postin e përfaqësuesit të lartë civil, që do të udhëheqë atë.

Stoltenberg tha se Truner është një “shërbyes i përkushtuar publik” që ka një historik të mirë të arritjes së rezultateve.

Turner është mbështetës i fuqishëm i Ukrainës, shtet që po përballet me pushtimin në shkallë të plotë të nisur nga Rusia më 2022. Ai ka shërbyer si sekretar i Mbrojtjes i Britanisë para se të bëhej ndihmës i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për politika të mbrojtjes dhe planifikimit, post që e ka mbajtur nga viti 2018 deri më 2022.

Sipas njoftimit, Turner do të nisë detyrën në Kiev në shtator të këtij viti./REL/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024