Aleanca Veri-Atlantike NATO njoftoi të enjten planet për të mobilizuar rreth 90.000 trupa nga 31 aleatët për stërvitjen e saj ushtarake "më të madhe" në dekada.
"Unë do të doja të njoftoja fillimin e stërvitjes “Steadfast Defender 2024” që fillon javën e ardhshme dhe do të zgjasë deri në maj", tha komandanti suprem i aleatëve për Evropë, gjenerali Christopher Cavoli në një konferencë shtypi për mbylljen e një takimi të shefave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel.
Duke vënë në dukje se përforcimi do të ndodhte gjatë një skenari të simuluar konflikti kundër një kundërshtari të afërt, ai nënvizoi se stërvitja do të shfaqte "unitetin, forcën dhe vendosmërinë e vendeve të NATO-s për të mbrojtur njëri-tjetrin, vlerat tona dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.
Tema të shumta ishin në agjendën e takimit të shefave të mbrojtjes, duke përfshirë kapacitetet parandaluese, gatishmërinë dhe luftën në Ukrainë.