Natë e qetë dhe pa të lënduar gjatë ndërrimit të moteve në Mitrovicë
Lexohet për: 1 min.
mitroo
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nata e ndërrimit të viteve në qytetin e Mitrovicës edhe pse është shoqëruar me ndezjen e shumë fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike, nuk ka shënuar ndonjë incident apo lëndim tek qytetarët.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani.

Sipas tij, përveç rasteve të rëndomta që ndodhin zakonisht edhe ditëve tjera, ku qytetarët kërkojnë trajtim, nuk është shënuar ndonjë rast me lëndime gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike.

"Ka qenë natë e qetë dhe pa ndonjë incident apo të lënduar sa i përket festimeve me mjete piroteknike. Asnjë rast nuk është lajmëruar gjatë natës së mbrëmshme te ne në lidhje me këtë çështje", ka thënë Sylejmani në telefon, duke shtuar se ka pasur disa raste tjera, siç ndodhë zakonisht, por që nuk ndërlidhen me festën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025