“Nata luftarake për kampion”, Isuf Kelmendi fiton ndaj hungarezit Pal Olah
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Boksieri shqiptar Isuf Kelmendi është ngjitur për herë të katërt në ringun e boksit profesional. Kelmendi në “Natën luftarake për kampion” në Augsburg të Gjermanisë, kishte për kundërshtar hungarezin Pal Olah (28). Ky i fundit në karrierën e tij si boksier profesional ka shënuar 9 fitore, prej tyre shtatë me nokaut, 59 humbje, prej tyre 16 me nokaut dhe katër barazime. 21-vjeçari shqiptar me nënshtetësi gjermane, tregoi motiv më të madh duke sulmuar më shumë kundërshtarin qysh në fillim, në përpjekje për fitoren e re, e katërta, tek e cila arriti vetëm në raundin e gjashtë. “Nata luftarake e kampionëve” do të përmbyllet me super-duelin ndërmjet Robin Haxhi Krasniqit dhe portugezit Jorge Silva. Boksieri kosovar deri më tash ka zhvilluar 60 duele, prej tyre ka 53 fitore, 20 me nokaut, dhe ka pësuar në shtatë përballje. Ndërsa portugezi ka 22 fitore, prej tyre 12 me nokaut dhe ka nëntë humbje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024