Nata kaloi e qetë në Kiev, kërkohet hetim për krime lufte në Okhtyrka
Lexohet për: 2 min.
bombardimi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Pavarësisht paralajmërimeve të mbrëmshme se kryeqyteti i Ukrainës do të sulmohet nga Rusia, një goditje ajrore nuk duket se ka ndodhur, megjithëse ka pasur shpërthime jashtë Kievit.

Autoritetet thanë se një sulm rus goditi një depo nafte në Vasylkiv, një qytet në jug të Kievit, i cili gjithashtu ka një bazë ajrore ushtarake. Zjarri atje është ende i ndezur dhe zyrtarët kanë paralajmëruar banorët në zonën përreth, si dhe në Kiev që të mbyllin dritaret e tyre kundër tymit kimik.

Nënkryetari i bashkisë së Kievit, Mykola Povoroznyk ka thënë sot në mëngjes situata në qytet mbetet e qetë dhe nën kontrollin e forcave ukrainase.

Ai vuri në dukje edhe pse kishte pasur përleshje me grupet diversante ruse në Kiev gjatë natës, por nuk dha asnjë detaj.

Ndërkohë, guvernatori i Sumy-t, Dmitry Zhivitsky thotë se të paktën gjashtë ukrainas, përfshirë një vajzë shtatëvjeçare vdiqën si rezultat i një sulmi rus të premten në qytetin verilindor të Okhtyrka.

Një kopsht fëmijësh dhe një jetimore ishin ndër objektivat e raportuara, të cilat Rusia i ka mohuar.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka pretenduar se janë kryer "krime lufte" dhe ka bërë thirrje për një hetim mbi incidentin nga Gjykata Penale Ndërkombëtare./BBC/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025