Thuhet se Napoli i ka vënë synimet e veta drejt një transferimi veror për Leon Goretzkan e Bayern Munichut, i cili tashmë është lidhur me një kalim te Juventusi.
29-vjeçari ka qenë një shtyllë e gjigantit të Bundesligas që kur erdhi nga Schalke 04 në vitin 2018, por tani pritet të largohet nga Bayerni, raporton KosovaPress.
Sipas “Tuttomercatoweb”, “SZ” dhe “Bild”, Goretzka ka informuar Antonio Conten se ai do të ishte i hapur për t'u bashkuar me Napolin këtë sezon.
Ka edhe konkurrencë nga Atletico Madrid për gjermanin, i cili ka 57 paraqitje për kombëtaren e tij dhe 14 gola.
Mesfushori ka 270 paraqitje në Bundesliga dhe 51 në Ligën e Kampionëve.
Kontrata e tij zgjat deri në qershor të vitit 2026, por ai mund të lejohet të largohet për një tarifë minimale.