Naim Ismajli merr mbështetje në Petrovë dhe Mollopolc
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
naim
1 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Naim Ismajli ka marrë mbështetje nga banorët e fshatrave Petrovë dhe Mollopolc.

Në Petrovë, ai është pritur në lagjet Hysenaj dhe Tërshani, të cilat dëshmuan edhe njëherë mikpritjen dhe përkushtimin për zhvillim.

“Lagjja HYSENAJ dhe Lagjja TËRSHANI na pritën sonte me madhështi, duke dëshmuar edhe një herë mikpritjen dhe përkushtimin e fshatit Petrovë për zhvillim dhe progres.  Programi i PDK-së dhe kryeministri Bedri Hamza mbeten adresa e vetme për një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka shkruar Ismajli në Facebook.

Ismajli tha se PDK do të angazhohet me veprime konkrete për ruajtjen e vlerave të luftës si dhe nderimin e kontributit të tyre.

“Në lagjet MUJOTA dhe SALIHAJ u pritëm me ngrohtësi në dy konake që kanë kontribuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në programin tonë politik të PDK-së të udhëhequr nga kryeministri Bedri Hamza, angazhohemi me veprime konkrete për ruajtjen e vlerave të luftës dhe nderimin e kontributit të tyre”, tha ai.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025